Bar, Crna Gora
26 Aug. 2026.
post-image

Ulcinj: Dan bamije u petak

U petak 28. avgusta sa početkom u 20 časova, Stari grad Ulcinj ponovo će biti mjesto susreta tradicije, gastronomije, muzike i bogate kulturne baštine, u okviru manifestacije „Dan bamije“, saopšteno je iz Opštine Ulcinj.

Ova jedinstvena manifestacija, koja će se i ove godine održati na više lokacija u Starom gradu, ima za cilj da kroz degustaciju, prezentaciju i promociju tradicionalnih jela sačuva i valorizuje autentičnu kulinarsku tradiciju Ulcinja, kao važan dio njegove kulturne baštine i turističke ponude.

-U središtu manifestacije nalazi se bamija, tradicionalno jelo i jedan od prepoznatljivih gastronomskih simbola Ulcinja.

Posjetioci će imati priliku da degustiraju bamiju pripremljenu na tradicionalan način, ali i druga autentična jela karakteristična za naš kraj, pripremljena prema receptima koji se generacijama prenose i čuvaju-dodaju iz Opštine Ulcinj.

Manifestacija je takmičarskog karaktera, a bogat muzički program odvijaće se na tri atraktivne lokacije u Starom gradu:

-Gradski Trg – Eliza Markić i Icko Hasanaga;

-Palata Venezia – klapa Lanterna i Kastriot Đon Marku;

-Donji Trg – Acoustic Band.

Iz Opštine Ulcinj ističu da „Dan bamije“ predstavlja priliku da se na jednom mjestu objedine gastronomija, muzika, tradicija i ambijent Starog grada, stvarajući autentičan doživljaj za građane, domaće i inostrane goste.

-Poseban značaj manifestacije ogleda se u nastojanju da se tradicionalna kuhinja Ulcinja sačuva od zaborava, promoviše njena autentičnost i približi novim generacijama i brojnim posjetiocima.

Na taj način „Dan bamije“ doprinosi očuvanju nematerijalne kulturne baštine, promociji lokalnih gastronomskih vrijednosti i dodatnom obogaćivanju turističke ponude Ulcinja.

Pozivamo građane Ulcinja, naše goste, ljubitelje tradicionalne gastronomije i predstavnike medija da nam se pridruže u petak, 28. avgusta, od 20 časova, i zajedno sa nama budu dio još jednog izdanja „Dana bamije“.

Dobro došli na „Dan bamije“ – da zajedno sačuvamo tradiciju, uživamo u domaćim specijalitetima i osjetimo autentični duh Ulcinja-pozivaju iz Opštine Ulcinj.

Dita e bamjes: Traditë, gastronomi dhe muzikë në ambientin e Kalasë së Ulqinit

-Të premten, më 28 gusht 2026, me fillim në orën 20:00, Kalaja e Ulqinit do të jetë sërish vendtakimi i traditës, gastronomisë, muzikës dhe trashëgimisë së pasur kulturore, në kuadër të manifestimit „Dita e bamjes“.

Ky manifestim unik, i cili edhe këtë vit do të zhvillohet në disa lokacione në Kalanë e Ulqinit, ka për qëllim që përmes degustimit, prezantimit dhe promovimit të ushqimeve tradicionale të ruajë dhe të valorizojë traditën autentike kulinare të Ulqinit, si një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë së tij kulturore dhe ofertës turistike.

Në qendër të manifestimit është bamja, një ushqim tradicional dhe një nga simbolet gastronomike më të njohura të Ulqinit.

Vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë bamjen e përgatitur në mënyrë tradicionale, si dhe ushqime të tjera autentike karakteristike për trevën tonë, të përgatitura sipas recetave që ruhen dhe përcillen brez pas brezi.

Manifestimi është i karakterit garues, ndërsa programi i pasur muzikor do të zhvillohet në tri lokacione atraktive në Kalanë e Ulqinit:

- Pazari i Qytetit – Eliza Markiq dhe Icko Hasanaga;

- Palata Venezia – klapa Lanterna dhe Kastriot Xhon Marku;

- ⁠Tregu i Poshtëm – Acoustic Band.

„Dita e bamjes“ paraqet një mundësi që në një vend të vetëm të ndërthuren gastronomia, muzika, tradita dhe atmosfera e Kalasë së Ulqinit, duke krijuar një përvojë autentike për qytetarët, mysafirët vendas dhe të huaj.

Rëndësia e veçantë e manifestimit qëndron në përpjekjen për të ruajtur kuzhinën tradicionale të Ulqinit nga harresa, për të promovuar autenticitetin e saj dhe për t’ua afruar atë brezave të rinj dhe numrit të madh të vizitorëve.

Në këtë mënyrë, „Dita e bamjes“ kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë kulturore jomateriale, promovimin e vlerave gastronomike lokale dhe pasurimin e mëtejshëm të ofertës turistike të Ulqinit.

Ftojmë qytetarët e Ulqinit, mysafirët tanë, dashamirësit e gastronomisë tradicionale dhe përfaqësuesit e mediave që të na bashkohen të premten, më 28 gusht, nga ora 20:00, dhe së bashku me ne të jenë pjesë e një edicioni të ri të „Ditës së bamjes“.

Mirë se vini në „Ditën e bamjes“ – që së bashku ta ruajmë traditën, të shijojmë specialitetet vendase dhe të përjetojmë frymën autentike të Ulqinit-