Ulcinj: Održani sastanci sa predstavnicima turističke privrede (FOTO)
Izvor, foto: Opština Ulcinj
Tokom protekla dva dana, u hotelu „Otrant“ održani su sastanci sa predstavnicima turističke privrede Ulcinja, s ciljem analize rezultata turističke sezone 2026. godine i blagovremene pripreme za sezonu 2027.
Predsjednik Opštine Ulcinj, Genci Nimanbegu, direktor Turističke organizacije (TO) Ulcinj Ćazim Hodžić i Zana Sarvan razgovarali su sa predstavnicima turističke privrede o rezultatima protekle sezone, izazovima sa kojima su se suočavali, kao i mogućnostima za otklanjanje uočenih nedostataka i dalje unapređenje turističke ponude Ulcinja.
Prvog dana održan je sastanak sa predstavnicima hotelskog sektora i privatnog smještaja, dok je drugi dan bio posvećen razgovorima sa predstavnicima plaža, kampova i ugostiteljskog sektora.
Tokom otvorene i konstruktivne diskusije, privrednici su ukazali na više pitanja koja zahtijevaju dodatnu pažnju nadležnih institucija.
Posebno su istaknuti problemi prekomjerne buke tokom turističke sezone, održavanja čistoće, pristupnih puteva Starom gradu i Maloj plaži, javne rasvjete u Ulcinjskom polju, kao i potrebe za unapređenjem lokalne infrastrukture, naročito saobraćajnica koje vode prema plažama.
Ukazano je i na probleme prosjačenja, pojedine aspekte postupanja državne policije tokom sezone, kao i na potrebu unapređenja saradnje sa Javnim preduzećem za upravljanje morskim dobrom.
Istovremeno, učesnici su pozitivno ocijenili veću dostupnost lokalne samouprave i TO, efikasnije reagovanje Komunalne policije, kao i smanjenje saobraćajnih gužvi u odnosu na prethodni period.
Među iznijetim predlozima našli su se i ponovno organizovanje EXIT festivala na Velikoj plaži, kao i intenzivnija promocija Ulcinja na skandinavskom tržištu, s ciljem privlačenja novih gostiju i produženja turističke sezone.
Zajednički je istaknuto da je kontinuirana komunikacija između lokalne samouprave, TO i turističke privrede od ključnog značaja za pravovremeno rješavanje problema i kvalitetniju pripremu naredne sezone.
-Poseban akcenat stavljen je na potrebu koordinisanog djelovanja svih nadležnih institucija kako bi Ulcinj nastavio da se razvija kao atraktivna, uređena i konkurentna turistička destinacija.
Zahvaljujemo svim učesnicima na prisustvu, otvorenom dijalogu, konstruktivnim predlozima i doprinosu zajedničkim naporima za unapređenje turizma u našem gradu.
Opština Ulcinj će nastaviti organizovanje sastanaka sa predstavnicima drugih privrednih djelatnosti i svim zainteresovanim stranama, s ciljem sagledavanja njihovih potreba, identifikovanja izazova i zajedničkog definisanja konkretnih mjera za unapređenje poslovnog ambijenta i ukupnog razvoja naše opštine-zaključuje se u saopštenju Opštine Ulcinj.
U mbajtën takime me përfaqësuesit e sektorit turistik të Ulqinit
Gjatë dy ditëve të fundit, në hotelin “Otrant” u mbajtën takime me përfaqësuesit e sektorit turistik të Ulqinit, me qëllim analizimin e rezultateve të sezonit turistik 2026 dhe përgatitjen në kohë për sezonin 2027.
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit, Qazim Hoxhiq, dhe Zana Sarvan diskutuan me përfaqësuesit e sektorit turistik për rezultatet e sezonit të kaluar, sfidat me të cilat janë përballur, si dhe mundësitë për eliminimin e mangësive të evidentuara dhe përmirësimin e mëtejshëm të ofertës turistike të Ulqinit.
Ditën e parë u zhvillua takimi me përfaqësuesit e sektorit hotelier dhe të akomodimit privat, ndërsa dita e dytë iu kushtua diskutimeve me përfaqësuesit e plazheve, kampeve turistike dhe sektorit të gastronomisë.
Gjatë diskutimeve të hapura dhe konstruktive, përfaqësuesit e bizneseve ngritën një sërë çështjesh që kërkojnë vëmendje të shtuar nga institucionet kompetente.
Në veçanti u theksuan problemet e zhurmës së tepërt gjatë sezonit turistik, mirëmbajtjes së pastërtisë, rrugëve të qasjes drejt Kalasë dhe Plazhit të Vogël, ndriçimit publik në Fushën e Ulqinit, si dhe nevoja për përmirësimin e infrastrukturës lokale, veçanërisht të rrugëve që çojnë drejt plazheve.
Gjithashtu, u vunë në dukje problemet e lypsave, disa aspekte të veprimit të Policisë së Shtetit gjatë sezonit, si dhe nevoja për përmirësimin e bashkëpunimit me Ndërmarrjen Publike për Menaxhimin e të Mirave Detare.
Njëkohësisht, pjesëmarrësit vlerësuan pozitivisht qasjen më të lehtë dhe komunikimin më të drejtpërdrejtë me vetëqeverisjen lokale dhe Organizatën Turistike, reagimin më efikas të Policisë Komunale, si dhe zvogëlimin e bllokimeve në trafik krahasuar me periudhën e mëparshme.
Ndër propozimet e paraqitura ishin edhe organizimi i sërishëm i festivalit EXIT në Plazhin e Madh, si dhe promovimi më intensiv i Ulqinit në tregun skandinav, me qëllim tërheqjen e turistëve të rinj dhe zgjatjen e sezonit turistik.
U theksua njëzëri se komunikimi i vazhdueshëm ndërmjet vetëqeverisjes lokale, Organizatës Turistike dhe sektorit turistik është me rëndësi kyçe për zgjidhjen në kohë të problemeve dhe përgatitjen më cilësore të sezonit të ardhshëm.
Theks i veçantë iu kushtua nevojës për veprim të koordinuar të të gjitha institucioneve kompetente, në mënyrë që Ulqini të vazhdojë të zhvillohet si një destinacion turistik tërheqës, i rregulluar dhe konkurrues.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për praninë, dialogun e hapur, propozimet konstruktive dhe kontributin e tyre në përpjekjet e përbashkëta për përmirësimin e turizmit në qytetin tonë.
Komuna e Ulqinit edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me organizimin e takimeve me përfaqësuesit e veprimtarive të tjera ekonomike dhe me të gjitha palët e interesuara, me qëllim njohjen më të mirë të nevojave të tyre, identifikimin e sfidave dhe përcaktimin e përbashkët të masave konkrete për përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe zhvillimin e përgjithshëm të komunës sonë.