SO Ulcinj: Usvojen Budžet za 2026. od 23,8 miliona eura
Izvor, foto: Opština Ulcinj
Skupština opštine Ulcinj usvojila je Budžet za 2026. godinu u iznosu od 23.862.000,00 eura. Ovaj budžet predstavlja povećanje od gotovo 25% u odnosu na budžet planiran za 2025. godinu, čime se potvrđuje snažan fiskalni i razvojni iskorak lokalne samouprave, objavljeno je iz Opštine Ulcinj.
Prema istim navodima, posebno je značajno povećanje kapitalnog budžeta, koji iznosi 30% ukupnog budžeta, dok tekući izdaci čine nešto više od 40%, „što jasno ukazuje na razvojnu orijentaciju budžeta i ulaganje u dugoročne projekte od javnog interesa“.
Značajan dio povećanja tekućeg budžeta odnosi se na osnivanje dva nova preduzeća: društva za upravljanje Ulcinjskom solanom i javnog preduzeća Gradski prevoz.
Takođe, budžetom su planirana sredstva za transformaciju Agencije za razvoj i izgradnju Ulcinja u gradsku agenciju za pripremu detaljnih urbanističkih dokumenata, u skladu sa novom zakonskom regulativom.
-Budžet za 2026. godinu predviđa i rekonstrukciju Kosovske ulice sa trotoarom, uz posebno ulaganje u školska dvorišta i rješavanje dugoročnih problema pristupa školskim ustanovama, čime se unapređuje bezbjednost djece i kvalitet saobraćajne infrastrukture.
Pored toga, budžetom je planiran završetak radova na ulici Mujo Ulqinaku, u kojoj se trenutno izvode radovi na sanaciji saobraćajne infrastrukture i sistema odvoda otpadnih voda, a realizacijom projekta značajno će se unaprijediti vodosnabdijevanje za okolna naselja.
Budžetom je takođe predviđena nabavka dva autobusa, sa ciljem zaokruživanja procesa formiranja i pune funkcionalnosti javnog preduzeća Gradski prevoz-dodaju iz Opštine Ulcinj.
Administracija lokalne samouprave u Ulcinju, dodaju, posebno je fokusirana na povećanje prihoda u oblasti komunalnih djelatnosti, naknada za opremanje građevinskog zemljišta i naknada za legalizaciju bespravno izgrađenih objekata.
-Istovremeno, nastavlja se proces fiskalne konsolidacije gradske kase kroz unapređenje naplate lokalnog poreza na nepokretnosti i poreza na promet nepokretnosti, koji su od suštinskog značaja za proces legalizacije bespravnih objekata i jačanje finansijske stabilnosti opštine.
Opština Ulcinj očekuje da će narednu turističku sezonu dočekati spremnija, imajući u vidu da se trenutno privode kraju radovi na unapređenju vodovodne infrastrukture u užem gradskom jezgru i u ulici Mujo Ulqinaku.
Sa druge strane, očekuje se nastavak snažnog investicionog talasa u vodovodnoj i kanalizacionoj infrastrukturi širom grada, što će dodatno unaprijediti kvalitet komunalnih usluga i uslove za život građana i boravak turista.
Posebno se očekuje značajna ulaganja u pripremu planske dokumentacije, uključujući izradu novog konkursnog rješenja za Zelenu pijacu i Centar Štoja. U međuvremenu se očekuje finalizacija projekata za proširenje Mandraća sa dodatnih 70 novih vezova, kao i izgradnja postrojenja za preradu pitke vode.
Na kraju, vrijedi napomenuti da je u budžetu značajno povećanje sredstava za sportske klubove i kulturne manifestacije, kao i značajno povećanje agrobudžeta, sa posebnim osvrtom na nabavku opreme koja poboljšava poslovni ambijent u oblasti poljoprivrede-ističe se u saopštenju.
Predsjednik opštine Genci Nimanbegu je kazao da je ovaj dokument veoma ambiciozan i predstavlja hrabar korak za sve nadležne službe i sekretare koji rukovode ovim sektorima.
Opština će takođe nastaviti sa realizacijom projekata za najmlađe građane, sa posebnim fokusom na unapređenje gradskih parkova i dječijih igrališta.
Kuvendi i Komunës së Ulqinit miratoi Buxhetin për vitin 2026 në vlerën prej 23.862.000,00 euro.
Ky buxhet përfaqëson një rritje prej pothuajse 25% krahasuar me buxhetin e planifikuar për vitin 2025, duke konfirmuar kështu një hap të fuqishëm fiskal dhe zhvillimor të vetëqeverisjes lokale.
Veçanërisht e rëndësishme është rritja e buxhetit kapital, i cili përbën 30% të buxhetit total, ndërsa shpenzimet korrente përbëjnë pak më shumë se 40%, gjë që tregon qartë orientimin zhvillimor të buxhetit dhe investimin në projekte afatgjata me interes publik.
Një pjesë e konsiderueshme e rritjes së buxhetit korrent lidhet me themelimin e dy ndërmarrjeve të reja: ndërmarrjes për menaxhimin e Kripores së Ulqinit dhe ndërmarrjes publike Transporti Urban.
Gjithashtu, me buxhet janë planifikuar mjete për transformimin e Agjencisë për Zhvillim dhe Ndërtim të Ulqinit në Agjenci komunale për përgatitjen e dokumenteve të detajuara urbanistike, në përputhje me legjislacionin e ri.
Buxheti për vitin 2026 parashikon edhe rindërtimin e rrugës së Kosovës me trotuar, si dhe investime të veçanta në oborret e shkollave dhe zgjidhjen e problemeve afatgjata të qasjes në institucionet arsimore, duke përmirësuar kështu sigurinë e fëmijëve dhe cilësinë e infrastrukturës rrugore.
Përveç kësaj, buxheti parashikon përfundimin e punimeve në rrugën Mujo Ulqinaku, ku aktualisht po realizohen punime për sanimin e infrastrukturës rrugore dhe sistemit të kanalizimit të ujërave të zeza, ndërsa realizimi i projektit do të përmirësojë ndjeshëm furnizimin me ujë për lagjet përreth.
Me buxhet është paraparë gjithashtu blerja e dy autobusëve, me qëllim të përmbylljes së procesit të themelimit dhe funksionalizimit të plotë të ndërmarrjes publike Transporti Urban.
Administrata e vetëqeverisjes lokale në Ulqin është e fokusuar veçanërisht në rritjen e të ardhurave në fushën e veprimtarive komunale, tarifave për pajisjen e tokës ndërtimore dhe tarifave për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje.
Njëkohësisht, vazhdon procesi i konsolidimit fiskal të buxhetit të komunës përmes përmirësimit të arkëtimit të tatimit lokal mbi pasuritë e paluajtshme dhe tatimit mbi qarkullimin e pasurive të paluajtshme, të cilat janë thelbësore për procesin e legalizimit të objekteve pa leje dhe forcimin e stabilitetit financiar të komunës.
Komuna e Ulqinit pret që sezonin e ardhshëm turistik ta presë më e përgatitur, duke pasur parasysh se aktualisht po përfundojnë punimet për përmirësimin e infrastrukturës ujësjellëse në zonën e ngushtë urbane dhe në rrugën Mujo Ulqinaku.
Nga ana tjetër, pritet vazhdimi i një vale të fuqishme investimesh në infrastrukturën ujësjellëse dhe kanalizuese në të gjithë qytetin, çka do të përmirësojë më tej cilësinë e shërbimeve komunale dhe kushtet e jetesës për qytetarët dhe qëndrimin e turistëve.
Veçanërisht priten investime të konsiderueshme në përgatitjen e dokumentacionit planifikues, duke përfshirë hartimin e një zgjidhjeje të re konkursi për Tregun e Gjelbër dhe Qendrën Shtoj.
Ndërkohë pritet finalizimi i projekteve për zgjerimin e Mandraqit me 70 vende të reja ankorimi, si dhe ndërtimin e impiantit për përpunimin e ujit të pijshëm.
Në fund, vlen të theksohet se në buxhet është paraparë një rritje e ndjeshme e mjeteve për klubet sportive dhe manifestimet kulturore, si dhe një rritje e konsiderueshme e agrobuxhetit, me theks të veçantë në blerjen e pajisjeve që përmirësojnë ambientin e biznesit në fushën e bujqësisë.
Kryetari i Komunës, Genci Nimanbegu, ka deklaruar se ky dokument është shumë ambicioz dhe përfaqëson një hap të guximshëm për të gjitha shërbimet kompetente dhe sekretaritë që udhëheqin këta sektorë.
Komuna do të vazhdojë gjithashtu me realizimin e projekteve për qytetarët më të rinj, me fokus të veçantë në përmirësimin e parqeve urbane dhe këndeve të lojërave për fëmijë.
- Tagovi:
- Ulcinj
- Genci Nimanbegu
- SO Ulcinj
- Budžet